“Ka dosjet kriminale”- Eksperti zbulon sa ka kushtuar sistemi TIMS: Dhuratë nga SHBA
Avendir Peka, ekspert i sigurisë, është shprehur se sistemi TIMS ka kushtuar 24 milionë dollar.
Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se TIMS i është dhuruar Shqipërisë në formën e një donacioni nga qeveria amerikane.
Ai tha gjithashtu se ky sistem përmban të dhëna shumë sensitive, pasi sipas tij, brenda tij ndodhen databaza të personave në kërkim, dosje kriminale, shenjat e gishtave, etj.
“Sistemi TIMS është një sistem që i është dhuruar qeverisë shqiptare nga qeveria amerikane. Ai është një donacion i qeverisë amerikane që ka kushtuar 24 milionë dollar. Ka filluar në 2007 dhe ka përfunduar në 2011.
Unë në atë kohë si zv.ministër i Brendshëm për Policinë e kam marrë në dorë zyrtarisht atë sistem. Kanë ardhur edhe inspektorë të zyrës së inspektorit të përgjithshëm të SHBA-ve, që e kanë kolauduar si sistem, e kanë parë dhe i kanë dhënë viston. Sistemi TIMS nuk shërben vetëm për kontrollin e pasaportave dhe hyrje daljeve, por është një sistem që ka çdo informacion criminal brenda tij.
Ka databazën e pasaportave, që kur kanë dalë pasaportat, e deri tani. Ka databazën e personave në kërkim, shenjat e gishtave, dosjet kriminale. TIMS është një sistem inteligjent që merr copëza informacioni dhe i përpunon vetë”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s