Komisioni për sistemin TIMS, “Berisha” nxit debate mes Salianjit dhe Gogut
Ka nisur sot punimet komisioni hetimor për sistemin TIMS. Futja e Sali Berishës në listën e dëshmitarëve ka nxitur debat mes kryetarit të këtij komisioni Ervin Salianji dhe deputetit të PS, Toni Gogu.
Sipas këtij të fundit, kjo është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës.
“Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit, është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë”, tha Gogu.
Salianji tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.
“Ju thoni që meqë kemi kërkuar në Ramën, le të vijë Berisha. Po mo, unë asgjë nuk kam kundërshtim. Se ju vini sot këtu me mendim të ndryshuar dhe “vëllai i madh” iu ka tërhequr veshin, nuk është problemi im, dhe nuk ua zgjedh dot”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë