“Ka dy rrugë…”, Berisha flet për nisjen e një tjetër beteje nga PD-ja
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat këtë të hënë. Ai foli mbi zgjedhjet e 11 majit për të cilat vijon të deklarojë se nuk do i njihte kurrë.
I pyetur për një skenar greve urie, Berisha theksoi se nuk përjashtohet asnjë variant, teksa u shpreh se do të dokumentohen të gjitha rastet e farsës elektorale dhe do i paraqiten ndërkombëtarëve.
“Unë ju garantoj për një gjë, se këto zgjedhje nuk do njihen. “Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore, e nën shembullin personal t’ju rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, nuk përjashtohet asnjë variant. Kushdo që beson te rruga jonë është i mirëpritur. Dhe nëse besoja se kjo betejë nuk fitohet, nuk do e nisja. Jam i bindur se këtë betejë ne do ta fitojmë”, tha kreu i PD-së.
Ndër të tjera, Berisha deklaroi edhe nisjen e një beteje për sakrificë nga Partia Demokratike.
Ka dy rrugë. Një, bojkoti i zgjedhjeve. Në qoftë se ju lexoni rezolutën e 30 prillit, të votuar nga 82 parti politike të qendrës së djathtë të Europës, parti që qeverisin Europën sot, aty është e qartë se 11 Maji do jetë një farsë, sepse Edi Rama gjatë fushatës po blinte vota me lekë.
Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë