“Ka hetimet e Sky”- Llabani: Si u kërcënua me fëmijët krahu i djathtë i Dumanit

22 Maj 2024 | 21:40

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur prokurori që ka hetimet e bisedave të Sky dhe Encrochat është kërcënuar nga krimi i organizuar me jetën e fëmijëve të tij.

Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se shumë nga prokurorët detyrohen të paguajnë mbrojtje private për fëmijët e tyre, që i kanë me studime jashtë vendit.

Ajo tha gjithashtu se prokurorët e SPAK kërcënohen përmes dokumentave, me mesazhe, me njerëz që i shkojnë afër familjeve dhe përmes fjalëve që u dërgohen.

“Fakti që Dumani e pranoi publikisht që ka prokurorë të kërcënuar nga krimi i organizuar, por ngriti një alarm tjetër, ku tha se ne e kemi mbrojtjen, por familjet tona nuk e kanë. S’kanë familjen e mbrojtur. Sepse kërcënimet e krimit të organizuar kanë shkuar përtej kufijve, ku këta fëmijë kanë fëmijët me studime jashtë shtetit dhe kanë siguruar mbrojtje private për të mbajtur nën kontroll jetën e fëmijëve të tyre.

Një prej këtyre prokurorëve është aty në atë tavolinë. Është një prej prokurorëve që ka hetimet e Sky dhe Encrochat. Dhe pikërisht janë këto kërcënime që kanë ardhur nga grupe të tilla me sms. Ka edhe raste të tjera, është Doloreza, janë shantazhuar edhe prokurorë të tjerë.

Është aty edhe prokurori tjetër që është kërcënuar. Me dokumenta, me sms, me njerëz që i shkojnë afër familjes, me fjalë që i dërgohen. Është normale kjo, është e pritshme. Ky vend është i vogël, edhe ata kanë njerëz, farefis, fis dhe gjenden forma dhe mënyra për të bërë këto kërcënime”, tha Llabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026