Dumani-deputetëve: Pse duhet zgjatur mandati i prokurorëve të SPAK

22 Maj 2024 | 11:28

Kreu i SPAK, Altin Dumani, mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku raportoi në lidhje me punën e organit të akuzës gjatë vitit 2023.

Gjatë mbledhjes ai zhvilloi dhe një sesion me pyetje-përgjigje me deputetët e opozitë. Mes të tjerash kreu i SPAK u pyet dhe në lidhje me kërkesën e bërë prej tij disa kohë më parë për zgjatjen e mandatit 9-vjeçar të prokurorëve të SPAK.

Dumani në përgjigjen e tij theksoi se kjo kërkesë nuk lidhet me fatin e karrierës personale të prokurorëve por me efektshmërinë e institucionit.

Kreu i SPAK theksoi se ndërprerja e mandatit të prokurorëve mund të dëmtojë çështjet për të cilat ata kanë hetuar prej vitesh duke shpenzuar mund dhe kohë.

“Lidhur me zgjatjen e mandatit, ne vlerësojmë se vazhdimësia e një strukture si SPAK është thelbësore për një standard të lartë lidhur me pandëshkueshmërinë.

Nuk është shqetësim i karrierës time dhe i kolegëve të mi, për këtë të jeni të sigurt, pasi ne karrierën e kemi të sigurt brend asistemit. Ne prokuror do vahzdojmë të ngelemi dhe pas afatit 9-vjeçar. Çështja duhet trajtuar në kuadrin e efektivitetit të institucionit e vahzdimësisë së institucionit dhe nuk ka të bëjë me karrierat personale. Së pari është i njohur konstatimi se ku ka mandat nuk ka liri, nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Menodni në pak sekonda ku një hetim që kërkon mund dhe kohë me agjenci brenda dhe jashtë vendit dhe një ditë të bukur i ndërpritet mandati, patjetër do gjendet një tjetër ta marrë, problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. Sepse kur e heton vetë një çështje, e ndjek që nga dita e parë ti fillon edhe dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj dhe në 12 të natës në gjumë e di cila është pika më e fortë dhe me dobët e çështjes. Ti ke mjetin e kërkimit të provës që mund të çojë te prova dhe nëse t’i largohesh në fund të mandatit, diskutohet fati i çështjes”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026