“Ka mision”, Mirela Karabina: Pse rikthimi i Bashës ndryshon nga i Berishës

1 Qershor 2023 | 18:46

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ku komentoi rikthimin në publik të Lulzim Bashës.

Ajo tha se Basha nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike pavarësisht se u tërhoq përkohësisht nga detyra si kryetar i saj.

E pyetur se ku ndryshon rikthimi i Bashës nga i Berishës, Karabina tha se Basha ka kartën morale për t’u rikthyer pasi ai asnjëherë nuk ka  deklaruar se do tërhiqej nga politika gjithashtu ajo u shpreh se Basha ka një mision të cilin ajo beson se do e çoj  deri në fund.

“Zoti Berisha pati bërë një deklaratë në 2013 që tërhiqet, madje ai tha edhe nga politika, megjithatë ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike, mjaft aktiv. Zoti Basha tha nuk tërhiqem, ai tha “Po tërhiqem përkohësisht dhe do jem kontribuuese dhe ndihmës në zhvillimet e mëtejshme të Partisë Demokratike”.

Ai sot në fakt ka këtë kartën morale dhe ka përgjegjësinë sepse ka nisur, e ka nisur zoti Basha këtë rrugëtim të drejtimit të Partisë  Demokratike, si parti euro-atlantike dhe e shkëputur nga hijet e së shkuarës e cila na ka mbajtur pengë deri më tani dhe ai e ka këtë mision.

Zoti Basha është kthyer në publik në takimet që po bën, mund të jetë kandidat për garën në krye të Partisë Demokratike. Unë do ne mbështesë, sepse mendoj se misionin që ka nisur do e çoj deri në fund”,-tha Mirela Karabina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026