“Ka ngritur stekën”- Çani: Edi Rama është kryeministri i parë në 30 vite që…

29 Shkurt 2024 | 21:32

Gazetari Arian Çani është shprehur se Edi Rama është ivetmi kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Rama e ka ngritur stekën dhe po luan fort.

Ai tha gjithashtu se me samitet dhe marrëdhëniet që Rama ka krijuar me ndërkombëtarët, askush nuk e priste dhe  shtoi se kryeministri ka punuar fort për t’ia arritur kësaj.

“Të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama. Rama ndoshta është i pari kryeministër në këto 30 vite që ka bërë atë që është teza e Iljazat, që do të thotë, ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Rama ka kuptuar se duke qenë se është kryeministër i një vendi vërtetë të vogël, ka thënë me vete ‘unë po e ngre shumë stekën, po luaj shumë fort’. Pra si të thuash, por krijoj një fabul të re. Me këto samitet, me marrëdhëniet që i ka krijuar vetë, askush nuk e priste këtë gjë.

Rama ka investuar shumë për të arritur këtë ditë. Unë nuk mendoj njësoj me Ervisin që thotë se Shqipëria është vend i vogël, nuk kemi fuqi ne të bëjmë… Ti thua atij i thonë do bësh këtë gjë dhe ai e bën, unë them jo”, tha Çani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026