English

Kalemi: Ish bashkëshorti e hodhi në rrugë Parashqevinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koreografja e njohur Linda Kalemi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania. E pyetur për rikthimin e Parashqevi Simakut dhe jetën e saj private, Kalemi shprehet populli shqiptar ka ndërhyrë në imazhin e saj.

- Advertisement -

“Privatësia në këtë rast nuk i është prishur Parashqevisë, çështja është se populli shqiptar i ka publikuar videot e saj, i kanë prekur jetën dhe sigurisht që dhe ajo ndihet keq. Ajo ishte një dramë e madhe por mediat e keqtrajtojnë imazhin e saj”, theksoi Kalemi.

Ajo u ndal në jetën personale të Parashqevisë dhe ndarjen e kësaj të fundit nga bashkëshorti.

“Ai burrë nuk është human përderisa bashkëshorti i saj, njeriu më i afërt, që mund të ishte njeriu më i dashur i asaj, arrin dhe të lërë nënën e një fëmije në rrugë dhe tregohet indiferent, fjalët e tij janë zero”, u shpreh Kalemi.

Ajo ndër të tjera ka dhënë një mesazh drejtuar rasteve si Parashqevia, grave shqipatre të cilat përballen me ndarje të tilla.

“Të gjitha gratë duhet të kenë parasysh pasi e shof te rasti i Parashqevisë, kur do dikë ose dorëzohesh ose tregohesh neglizhent. Duhet të sigurosh jetën tënde ekonomike, të mendosh dhe të mos lësh çdo gjë për hatër të dashurisë. Parashqevia mbas bisedave me kolegë paska lënë mbas dore edhe të drejtën e saj si këngëtare, paska lënë kontributin e saj në Amerikë. Ajo ka bërë gabim si shumë gra të tjera”, tha koreografja Linda Kalemi.

6 COMMENTS

  1. Dhimbje per situaten qe ndodhet..por perse e mohon gjuhen e vet ametare,e cila ne ate gjuhe ka kenduar kengetare popullore por edhe pak vite te lehta.Nga moshataret e saje ndigjoi se vleresohet..Une e kam nje verejtje.Duket se e ka rrembyer nje fryme nihiliste-snobiste,per te nxjerrir vetvehten se: e ka mesuar gjuhen angleze,per te cilen vleresohet,por si ka mundesi te zvarritet se nuk e kupton e ka harruar gjuhen e memes,kenget e bukura ,zerin e te ciles e pelqejne edhegjeneratat we jane pas asaj me shume vite..Ja deshiroj me te miren ,por duhet te eci me kembet e veta ne toke te thate dhe jo ne derrase te kalbur..Mos perbuz gjuhen tende,bashke kombesit e tu,ata prap ndien dhimbje per ty..

  2. Shum e vertet si mund ta harroj gjuhen e vet nje person 40 vjeqar por po lujn loj e populli shqiptar si gjith ju del ne mbrojtje atyre qe bejn loj me ta per mendimin tim nuk asht e verteta si e thot ajo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?