English

Kallëzimi për djegien e karrigeve në Kuvend, SPAK merr vendimin për deputetët e PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet mbi çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit nga 23 deputetë, pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit. Ngjarja u regjistrua më 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova dhe u vendos që kallëzimi të dërgohej në SPAK.

- Advertisement -

Pas verifikimeve që SPAK kreu, u arrit në përfundimin se nuk ka vepër penale, duke vendosur mosfillimin më datën 1 nëntor.

Në atë kohë, specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr,” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal;

  • Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
  • Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?