Kallëzoi Sali Berishën/ Taulant Balla thirret në GJKKO, gazetari sjell detaje
Kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se Balla u thirr pasi ka kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zëdhënësen e PD, Floriana Garo për shpifje, pasi ata kanë deklaruar se është i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gura në Elbasan.
Berisha dhe Garo nuk u paraqitën në seancë.
“Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla është paraqitur në Gjykatën e Posaçme lidhur me një proces gjyqësor për një padi për shpifje që zoti Balla ka depozituar për Sali Berishën dhe Floriana Garon, të cilët i akuzon se ka shpifur me deklaratat se Balla është i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gura në Elbasan, një ngjarje kriminale që po hetohet nga SPAK.
Senaca e kaluar është shtyrë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj seance. Zoti Balla, gjatë një prononcimi i shkurtë për mediat tha se as Sali Berisha dhe as Floriana Garo të cilët ai i ka paditur për shpifje, nuk janë paraqitur në gjykatë. Nga ana tjetër, zoti Balla shtoi se ashtu si fitoi gjyqin për shpifje me Lulzim Bashën, do e fitojë me Sali Berishën dhe Floriana Garon”, raportoi gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)