”Kalorësi i së mirës”, një dokumentar për Drini Dobin, mjekun e të gjithëve
Çfarë e bën një mjek të mirë? Doktor Drini Dobi ishte doktori i të gjithëve deri në ditën që u nda nga jeta.
Historia e tij tashmë është materializuar në një dokumentar, për t’i treguar kujtdo historinë e një mjeku të vërtetë, që gjithmonë u karakterizua nga humanizmi.
Për regjisoren dhe skenaristen Rira Kokaj, realizimi i një dokumentari mbi figurën e doktor Dobit nuk ishte aspak e lehë.
”Gjithsecili ka njohje, flet di shumë për të, në këtë rast vështirëson punën time sepse unë duhet të bëj një punë, të projektoj doktor Drini Dobin ashtu siç e njohin të gjithë”, u shpreh ajo.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë bosh një vend të veçantë tek kolegët dhe natyrisht edhe tek familjarët.
”E kujtojmë me mungesën e tij, e kujtojmë çdo ditë si koleg që e kishim në krah në çdo situatë klinike, ne kemi qenë edhe shumë miq familjeje ndaj edhe në situatat familjare”, tha Sonila Tomori.
”Të flasësh për Drinin është e thjeshtë dhe shumë e vështirë njëkohësisht. Sepse Drini ishte ndër ata persona që ishte po aq pozitiv, nxitës, mbështetës, motivues në jetën e përditshme, familjare. Ne të dy ishim mjekë dhe mbështesnim njëri- tjetrin, po aq e rëndësishme të flasësh për të nga ana profesionale”, tha gruaja e tij, Florida Dobi.
Doktor Drini Dobi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020 në moshën 51- vjeçare, pasi humbi betejën me Covid.
Pas ndarjes nga jeta ai u dekorua nga ish- presidenti Ilir Meta me dekoratën ‘’Nënë Tereza”.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës