“Kam jetuar mes fukarallëkut”- Prenga tregon sfidat: Çfarë më ndihmoi në sukses
Sipërmarrësi Altin Prenga është shprehur se ndër faktorët që kanë ndikuar në suksesin e tij ka qenë edhe fati, mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet.
Komentet Prenga i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se ka shumë njerëz në botë që nuk u është dhënë e njëjta mundësi si disa të tjerëve.
Megjithatë ai shtoi se jo çdo gjë në jetë ia ka lënë në dorë fatit, pasi sipas tij, për të arritur suksesin, edhe ti duhet të japësh kontributin tënd.
Prenga kujtoi edhe kohët më të hershme të jetës, që sipas tij, ka jetuar mes fukarallëkut.
“Unë jetoj aty ku jam rrit, kam një memorie shumë të qartë të fukarallëkut tim përpara, të gjitha gjërave. E them me plot bindje, për mendimin tim faktori kryesor është rrjedhoja, fati, Perëndia.
Pavarësisht se ti duhet të çohesh herët, si thonë italianët ‘kur fati të troket te dera, ti duhet të jesh’. Gjëja që unë e bëj vetë e krijoj fatin, nuk jamë për këtë gjë. Unë ja dedikoj shumë fatit, rrjedhoja si ka ardhur jeta. Unë nuk i lë në dorë gjithçka rrjedhojave, por pa ato nuk ke nga të ikësh.
Unë njoh shumë persona, që nuk i është dhënë mundësia. Një vajzë përshembull që në familje, jo dhuna, nuk i është lejuar të shkonte në shkollë. Sikur kjo femër të ishte rritur në një vend jo patriarkal, do të kishte bërë namin”, tha Prenga.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan