Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për targat, thotë Vuçiç
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.
Se cila do të jetë zgjidhja e kësaj çështje, Vuçiç u shpreh se nuk është në dijeni.
“Sapo ta kuptoj, do t’iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi,” – tha ai këtë të diel.
Presidenti serb deklaroi gjithashtu se Serbia nuk do të lejojë kolona të refugjatëve dhe se në rundin e fundit të dialogut, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash.
Në fund të korrikut serbët lokalë në veri të Kosovës bllokuan me kamionë pikat kufitare. Kjo ndodhi një ditë para se të hynin në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Pas tensioneve Kurti vendosi të shtyjë deri në 1 shtator 2022 nisjen e reciprocitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash