“Kam pirë kafe me Dervishajn”, Ramazan Rraja dëshmon në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja

12 Janar 2026 | 11:16

U zhvillua këtë të hënë seanca e radhës në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Gjatë seancës, u morën dëshmitë e disa personave që kanë lidhje me hetimin, ndërsa vetë të akuzuarit refuzuan të japin përgjigje për pyetjet e organit të akuzës.

Dëshmitari Erigen Toska deklaroi se makina e tij Mercedes Benz gri, e parkuar në 2019, ishte vjedhur dhe se më pas kishte bashkëpunuar me policinë.

Ndërsa dëshmitari Ramazan Rraja tha se nuk kishte njohje të drejtpërdrejtë me personat që u qëlluan dhe mohoi çdo përfshirje në ngjarje.

Plarent Dervishaj kërkoi shtyrjen e seancës për të zgjedhur një avokat të ri, duke argumentuar lodhjen e mbrojtësit aktual. Julian Meçe refuzoi të përgjigjej për pyetjet e prokurorisë

Si pasojë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës, deri sa Plarent Dervishaj të zgjedhë mbrojtësin e ri dhe të organizohen pyetjet e ardhshme për të akuzuarit.

Migen Toska: Kam pasur makinë në pronësi, Mercedes Benz ngjyra gri, në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për këtë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë poshtë banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej aty. Kam bërë më pas kallëzim në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë.

2-3 muaj më pas më ka marrë policia në telefon, më kanë pyetur për makinën. Çelësin e kam pas dorëzuar tek policia kur është bërë kallëzimi.

Plarent Dervishi: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska: Jo, nuk më kanë thirrur.
Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirrur tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës? Kaq kisha zotëri, je i lirë, mund të ikësh.

Dervishaj diskuton me gjykatën për pyetjen.

Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para se të arrestohem. Nuk kam pasur konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Refianin e kam kushëri, të tjerët jo, i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit, mos gaboj, është në emrin tim.

Për lokalin “Sodiak” e di ku ndodhet, se njoh pronarin, por kam qenë vetëm një herë. Nuk e njoh Arjan Ndojin, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në TV. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Maten, nuk di ku bie hoteli “Viktoria”. Në burg ndodhem se më keni futur ju, nuk kam ardhur me dëshirë të madhe. I nderuar zotëri prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguruar kushte, për kënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodhur asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.

Prokurori: A keni dijeni që familja e Genci Malokut ka ardhur tek familja juaj?

Rraja: Kam dijeni për këtë, por kam parë në TV që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dashur Zoti që ne të bëjmë gjumin rehat.

Prokurori: A ke dijeni për një detyrim monetar ndaj Plarent Dervishajt?

Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt. Kemi pirë kafenë me Dervishajn dhe na ka paguar kafenë, por detyrim tjetër nuk kam askujt.

Dervishaj: Me datë 1 nëntor, kur ka ndodhur atentati, mund të na thoni ku keni qenë?

Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

I bashkëpandehuri Bashkim Haxhia: Nuk dua të jap dëshmi.

I Bashkëpandehuri Endrit Sinani: Nuk dua të jap dëshmi.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, nëse do japin pëlqimin, do të pyeten në seancën tjetër.

Plarent Dervishaj: Kam bërë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti dhe pa këto nuk zgjedh dot avokat. Sot avokati im është lodhur shumë nga pyetjet që ka bërë.

Julian Meçe: Unë do doja t’i përgjigjesha prokurorit, që kur kam ardhur nuk më kanë marrë në pyetje. Do doja t’i përgjigjesha, por çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan? Më duket si mosdëshirë për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin që t’i përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës.

Seanca shtyhet, deri sa Plarent Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër. Avokati kryesisht jep dorëheqjen nga mbrojtja pasi, sipas tij, është paragjykuar në këtë proces.

Shtyhet seanca.

Atentati i bujshëm i 1 nëntorit 2019 ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit, te mbikalimi i “Shkozetit”. Sulmi ishte drejtuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD, mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi”, dhe shoferit të magjistratit, Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë sulmit, ndërsa dy të tjerët u plagosën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026