“Kam punuar 45 vjet”, Gazetari flet për pensionin e bonusin që merr për herë të parë

26 Nëntor 2025 | 22:18

Gazetari Bardhi Sejdarasi ka folur në “Now” lidhur me shpërblimin financiar për pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. Ky vendim u mor këtë të enjte nga Këshilli i Ministrave.

Sipas vendimit, pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një shpërblim prej 15,000 lekësh, ndërsa ata me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të marrin 10,000 lekë.

Duke e lidhur çështjen me përvojën e tij personale, Sejdarasi theksoi se duke mos paguar sigurime shoqërore nuk ka marrë dot një pension më të lartë, gjë e cila vlen për të gjithë njësoj.

Sejdarasi theksoi se shumë qytetarë të kësaj moshe vazhdojnë të përballen me vështirësi të thella ekonomike, pavarësisht bonuseve.

“Unë kam dalë në pension. Pensioni im është 300 mijë lekë të vjetra. Kemi punuar 45 vjet dhe të gjithë ata privatët që iu kemi bërë nder ne, nuk kanë paguar sigurime shoqërore. Edhe në media që i kam krijuar unë, nuk më kanë paguar sigurime, dhe nuk e kam plotësuar 38 vjet e 8 muaj që është ky vit. Do ta kisha më të lartë pensionin nëse do kisha paguar sigurimet shoqërore. Unë marr 100 mijë lekë të vjetra bonus. Nuk është vetëm për mua po për të gjithë kështu.

Nuk e ndihmoni dot pensionistin sado ta rrisin”, tha Sejdarasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ku janë marrë disa vendime, një prej të...
16:39 | 26/06/2026

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026