“Kam qenë e infektuar nga virusi HMPV…” / Silva Bino: Ka simptoma të rënda

5 Janar 2025 | 21:33

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka folur në Euronews Albania për virusin i cili ka ngjallur mjaft shqetësim në mbarë botën, Metapneumovirusin njerëzor.

Ajo tregon se është prekur nga ky virus vitin e kaluar për të cilin mori një trajtim të veçantë

“Është një virus i zakonshëm që ka qarkulluar prej kohësh. Unë personalisht kam pasur një infeksion nga ky virus vitin e kaluar, isha rëndë, u shtrova në spital. Nuk ka asgjë alarmante, ka vend vetëm për kujdes, jo për frikë. Jemi në stinën e dimrit dhe kemi rritje të të gjitha viruseve. Metapneumovirusi e ka pikun më pas se gripi i zakonshëm.

Është e rëndësishme të thuhet se është një virus që qarkullon por nuk identifikohet vazhdimisht, jo vetëm tek ne por në gjithë botën”, tha Bino.

E pyetur se pse Kina po identifikon një rritje të metapneumovirusit në krahasim me viruset e tjera, ajo shprehet se Kina ka vendosur një sistem mbikqyrje shumë strikte në lidhje me identifikimin e shkaqeve të çdo pneumonie.

Ndër të tjera ajo shton se metapneumovirusi nuk ka aftësi për të shkaktuar pandemi, vetëm pneumoni në individë të caktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026