“Kambanë alarmi”, Andoni: Rama dhe Kurti duhet të uleshin bashkë në stadium
Gazetari Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama duhet të ulej afër Albin Kurtit në stadium gjatë përballjes Shqipëri-Çeki.
Sipas tij, zonja Linda Rama duhej sakrifikuar në mënyrë që të ishte homologu kosovar ai që të ulej krah kryeministrit shqiptar.
“Unë besoj që një protokoll mund të sakrifikohej gruaja e kryeministrit shqiptar thjesht për të qenë zoti Kurti. Unë isha në stadium dhe po të ndiqnit retorikën dhe frymën nacionaliste që ishte brenda në stadium e tregon realisht që ndarja jonë është shumë e thellë.
Kjo është tamam një kambanë alarmi dhe mua s’më duhet as retorika e zotit Rama që kjo retorikë zë shumë vend sepse njerëzit që ka përballë janë më shumë nacionalistë kokë bosh, ashtu siç është dhe zoti Rama në shumë momente, që nuk e njeh fare Kosovën, më vjen keq ta them, paçka sasisë së informacionit të madh që ka dhe ndërkohë dhe zoti Kurti i takon të bëjë disa hapa më normalë drejt Tiranës. Ka ikur koha e protagonizmit, ne gjendemi përballë vështirësive shumë të mëdha të së ardhmes,” – u shpreh Andoni.
Kujtojmë se Albin Kurti shoqërohej nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë