Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, janë sjellje prej një autokrati që po i perëndon fuqia

5 Janar 2025 | 17:40

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi duke komentuar protestat e studentëve në Serbi, në të cilat po marrinë pjesë me mijëra protestues, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke demonizuar jo vetëm fqinjët, por edhe studentët që nuk i përkulen, ka filluar një retorikë kërcënuese.

Kamberi ka shkruar në Facebook se ai kërcënon me përdorimin e “Kobrave”-njësitit special të ushtrisë së Serbisë, në përgjegjësinë e të cilëve është edhe mbrojtja e presidentit, se do t’i përdorë për të “shkatërruar protestat”.

“Për Vuçiçin, dy studentë serbë të lindur në vitin 2002 në Beograd, me prejardhje nga Kroacia, janë të dërguarit e Zagrebit për të destabilizuar Beogradin. Davudi nga Novi Pazari po ndërlidhet me Bosnjën, studentët e Podgoricës me Gjukanoviqin, e Prishtina fajësohet që po përkrahë protestat. “I keni duart e lyera me gjak”, në fakt nuk është vetëm një parullë që ndërlidhet me tragjedinë e Novi Sadit. Ajo paraqet një simbolikë edhe më të gjerë”, ka shkruar ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026