Kampi i Gjadrit hapi negociatat? Përgjigjet Von der Leyen
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare në kuadër të një turi 4 ditor në Ballkan.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti Von der Leyen nëse vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë ishte më tepër politik, duke pasur parasysh hapjen e kampit në Gjadër.
Kryekomisionerja e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, ndërsa theksoi se procesi i hapjes së negociatave bazohet në meritat për secilin vend dhe Shqipëria siç tha e ka merituar plotësisht.
“Përgjigjja e shkurtër për këtë pyetje është qartësisht jo. Procesi për të hapur negociatat me BE është i qartë dhe i detajuar. Hapja e negociatave bazohet në meritat për secilin vend. Javën e ardhshme do nxjerrim raportin për situatën e zgjerimit, do bëhet shpjegimi për vendet dhe do shikoni që rezultati për Shqipërinë është i shkëlqyer”, tha Von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë