“Kampi i Gjadrit si Guantanamo”, avokati Cakrani: Nuk lejohet të filmosh…

16 Tetor 2024 | 18:44

“Është një Guantanamo, e jo një kamp”, kështu u shpreh avokati Kujtim Cakrani lidhur me kampin e Gjadrit ku ditën e sotme pritet të akomodohen 16 emigrantët e parë pas marrëveshjes shumë të diskutuar Rama-Meloni.

Cakrani tha se ndërtimi i këtij kampi është një turp për Shqipërinë dhe Italinë, pasi sipas tij me këtë marrëveshje ata kanë krijuar një Guantanamo ku të drejtat e individëve të ndryshëm shkelen në zemër të Europës.

“16 emigrantët janë një show për të treguar se filloi puna. Është show i italianëve. E ka marrë Giorgia Meloni përsipër këtë show si një komunikatore shumë e mirë me publikun. Unë dua të ndalem te ligjshmëria që ka. Ne e kemi diskutuar edhe më herët. Nga pikëpamja e lirisë së të drejtave të njeriut ai nuk është kamp. Ai është një Guantanamo në mes të Evropës, nuk ka kampe të sigurisë së lartë, ka burgje, ka kazerma të sigurisë së lartë, por nuk ka kampe në botë refugjatësh të sigurisë së lartë.

Ata janë larguar ca fatkeq që janë pre e një trafikimi, lufte e kështu me radhë, por nuk mendoj se sot në 2024 duhet të ndërtosh një Guantanamo. Aty nuk kanë mundësi të depërtojnë, ky fjalori që është kamp e të tjera nuk është realiteti.

Realiteti është krejt ndryshe. Gazetari pak më para tha se nuk mund të shikohet me sy, a ka kamp që nuk shikohet me sy? Me sy nuk mund të depërtohet burgu i sigurisë së lartë. Ky është turpi i Shqipëris dhe Italisë që kanë ndërtuar një Guantanamo në mes të Europës, ku shkelen të drejtat e njeriut”,-tha Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026