Kampionati Europian i Socca-s, Shqipëria mbyll rrugëtimin në çerekfinale

23 Maj 2026 | 23:22

Kombëtarja shqiptare e Socca-s e mbylli rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, pas humbjes në çerekfinale ndaj Serbisë me rezultatin 3-0.

Pas kualifikimit emocionues ndaj Francës në fazën e 1/8-ave, kuqezinjtë zbritën në fushë të mbështetur nga një atmosferë fantastike në tribunat e “Shtëpisë së Futbollit”, duke provuar deri në fund të rivalizonin në një sfidë me intensitet të lartë.

Shqipëria zhvilloi një ndeshje të luftuar, krijoi raste dhe tentoi të gjente golin, por Serbia arriti të zhbllokonte sfidën në pjesën e dytë dhe më pas realizoi edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, në një moment kur kuqezinjtë kërkonin të mbanin të hapur ndeshjen dhe të riktheheshin në lojë.

Pavarësisht eliminimit, Shqipëria zhvilloi një kampionat pozitiv në këtë Europian të Socca-s, duke kaluar fazën e grupeve dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Francës në 1/8-at, përpara se të ndalej në çerekfinale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026