Kampionati Evropian për femra, Anglia finalistja e parë

23 Korrik 2025 | 13:18

Anglia mposht Italinë dhe siguron finalen e Kampionatit Evropian për femra.

Anglia është skuadra e parë finaliste e Kampionatit Evropian për femra, pasi mundi Italinë me rezultatin 2-1. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Gjysmëfinalja e parë e këtij turneu, që po mbahet në Zvicër, dhuroi emocione të forta. Italia kaloi e para në avantazh me golin e Bonanseas në minutën e 33-të, duke i dhënë sfidës një ritëm të lartë.

Në pjesën e dytë, anglezet morën kontrollin e lojës dhe u shfaqën të rrezikshme në disa episode. Në fund të kohës shtesë, ishte Agyemang që barazoi rezultatin në 1-1, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë prej 30 minutash.

Në minutën e 119-të, Kelly pati mundësinë të vendoste fatin e ndeshjes me një penallti, por e humbi. Megjithatë, topi iu kthye sërish dhe 27-vjeçarja e Arsenalit e shtyu në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-1 për Anglinë.

Anglia shkon kështu në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, ku do të përballet me fituesin e çiftit Gjermani-Spanjë, të cilët përballen këtë mbrëmje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026