Kanabis me postë nga SHBA, arrestohen 12 persona kapen 15.2 kg lëndë narkotike

28 Prill 2025 | 12:17

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar dhe goditur gjatë muajit prill tetë raste të trafikimit të kanabisit me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kannabisi, me përqindje të lartë THC, transportohej nëpërmjet pakove postare. Ky fenomen u zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe është shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Rastet e trafikimit janë identifikuar në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Vorë, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera.

Sipas prokurorisë deri tani, janë sekuestruar 15.2 kg kanabis dhe janë arrestuar 12 persona, disa prej të cilëve janë kapur në flagrancë në momentin e marrjes së pakove me kanabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të dyshuar vazhdojnë.

Tetrahidrokanabinoli (THC) është një kanabinoid që gjendet natyrshëm në kanabis.

Ai është përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit dhe një nga të paktën 113 kanabinoidet e identifikuara në këtë bimë.

THC është një vaj pa ngjyrë dhe është përgjegjës për efektet psikoaktive që ndodhin kur përdoret kanabis.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

“Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon tetë raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm gjatë muajit prill, tetë raste të trafikimit të kanabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kanabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.

Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg kanabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janë arrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim të pakove me kanabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026