Kapet në flagrancë 23-vjeçari që priste drogën e trafikuar me postë nga SHBA

23 Prill 2025 | 12:59

Një shtetas italian 23-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, teksa po merrte një pako me lëndë narkotike që dyshohet se ishte trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I riu, banues në Tiranë, u ndalua në një degë postare në kryeqytet në momentin që po tërhiqte një pako me rreth 475 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë THC.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe 442 gramë të tjera të së njëjtës substancë, një shumë të konsiderueshme parash si dhe 7 aparate celularë.

Vlera e drogës në treg kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026