Kancelari austriak sot viziton Kosovën
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë sot Kosovën.
Nehammer pritet të takohet me udhëheqësit e Kosovës.
Vizita e Kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, dhe sot në Kosovë.
Një ditë më parë, në vizitën e tij në Serbi, Nehammer ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja të përkufizohet qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Bashkimit Evropian, si dhe të përshpejtojë anëtarësimin euroatlantik të tyre.
“Si Bashkim Evropian, ne duhet të bëjmë gjithçka që procesi i anëtarësimit (të Ballkanit Perëndimor) të përshpejtohet. Austria e sheh veten si një urë në këtë proces dhe është shumë e rëndësishme për ne që procesi të përshpejtohet”, tha Nehammer në Serbi.
Ai deklaroi se marrëdhëniet me Serbinë janë “me rëndësi të madhe” për Austrinë dhe se Serbia është “një partner i rëndësishëm gjeostrategjik dhe politik për Austrinë, dhe rrjedhimisht edhe për BE-në”.
“Për Austrinë është e rëndësishme që ne të punojmë së bashku, sepse jemi të prekur njëlloj nga fenomeni i krimit të organizuar ose ai i migrimit ilegal. Është detyrim dhe interes i një shteti anëtar të BE-së që të japë një sinjal të qartë se duhet të punojmë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve”, shtoi kancelari austriak.
Nehammer theksoi gjithashtu “shqetësimin e madh” për ndikimin e madh të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe “interesin e madh të Kinës për të pozicionuar veten” në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur