Kancelari i Gjermanisë takime me Kurtin e Vuçiç në Berlin

29 Prill 2022 | 16:10

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz do të presë në takime të veçanta kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimet do të mbahet në Berlin më 4 maj, njofton qeveria gjermane.

Kancelari Sholz fillimisht do të takohet me Kurtin në orën 15:00, ku në fokus të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Pas takimit me Kurtin, Sholz do të presë në orën 17:30, Presidentin e Serbisë. Në agjendën e takimit, thuhet se dy liderët do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, si dhe në çështjet dypalëshe, ekonomike dhe rajonale.

Pjesë e takimeve do të jetë edhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026