Kancelarja i hap dyert gjigantit kinez “Huawei” për rrjetin 5G duke mohuar linjën e SHBA
Kancelarja gjermane Angela Merkel riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj përjashtimit të gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei” nga ndërtimi i rrjetit 5G, kur me anë të një fjalimi iu drejtua parlamentit gjerman.
Merkel tha se është kundër përjashtimit të çdo kompanie nga gara, por shtoi se është gati të bëjë gjithçka për të garantuar sigurinë.
Kancelarja deklaroi se Gjermania nuk është e vetme në aplikimin e teknologjisë së “Huaëei” pasi shumë vende evropiane kanë përdorur pajisjet e kësaj kompanie për të ngritur rrjetet 2, 3 dhe 4G.
E pyetur nëse Kina është përpjekur të influencojë në vendimin e Gjermanisë për të përdorur teknologjinë e saj, Merkel shtoi se nuk ka asnjë të dhënë që të ketë pasur presion nga autoritetet kineze.
Me këtë lëvizje Gjermania shkon kundër linjës së Shteteve të Bashkuara, që kanë vendosur ta përjashtojnë “Huawei” nga gara për ndërtimin e rrjetit 5G për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare.
Deklarata e Kancelares erdhi pasi Kongresi amerikan miratoi vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, që do të furnizojë me gaz Gjermaninë nga Rusia.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430