Kandidatët e PD për 11 majin, 3 variantet e primareve që po diskutohen në selinë blu

31 Janar 2025 | 15:43

Kur kanë mbetur diçka më pak se 4 muaj nga data e zgjedhjeve, procesi i primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në 11 maj, ende nuk është zhvilluar.

Por jo vetëm që nuk ka ende një datë për zhvillimin e këtij procesi, gjithashtu ende nuk është vendosur mbi rregulloren e zhvillimit të primareve.

Në grupet e punës në Partinë Demokratike janë tre variante që diskutohen, për primare kombëtare, primare në nivel qarku dhe primare në nivel dege.

Të treja këto variante kanë anët e tyre pozitive dhe pikat e dobëta, por aspekti kryesor në gjithë këtë çështje më shumë ka të bëj me qasjen që ka një pjesë e mirë e drejtuesve të PD, ku ka vërejtje apo edhe druajtje se primaret mund të përçajnë partinë, vetëm pak javë para zgjedhjeve.

Deri tani, disa zëra kanë dalë kundër edhe publikisht, ndërsa nën zë janë të shumtë drejtuesit e lartë demokratë që shohin me skepticizëm efektet që mund të prodhojnë primaret në këto pak kohë sa ka mbetur deri në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në tjetër pikëpyetje që ka të bëj edhe më primarët lidhet me fatin e drejtuesve politik, për të cilët burime nga brenda selisë blu, bëjnë me dije që ata do të jenë në listat e mbylluara, bashkë me një grup drejtuesish qendror të partisë, po kjo është ende e pavendosur.

Sakaq, në këto ditë është shtuar numri i kryetarëve të degëve të PD që janë dorëhequr pas një udhëzimi nga Partia Demokratike që ata nuk do mund të kandidonin në 11 maj në rrethanat që janë ende kryesues i një dege të PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026