Kandidati i BF në Kukës: Qytetarët rikthejnë dinjitetin e tyre në vend në 24 shtator
Vata, ZgjedhjetKandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku tha se futet në garën lokale për të fituar dhe për t’ia rikthyer bashkinë qytetarëve.
Vata akuzoi keqqeverisjen e 10 viteve të fundit për shpopullimin e Kukësit, i cili është një nga zonat me emigracionin më të lartë në rang vendi.
Në intervistën e tij, theksoi se e ndërmori këtë sfidë të vështirë pasi është i bindur se kuksianët do të rikthejnë dinjitetin e tyre në vend në këto zgjedhje.
“Unë mora këtë nismë të vështirë për t’iu kthyer një borxh kuksianëve. PD e ka borxh t’ia kthej bashkinë kuksianëve dhe t’i rikthejmë dinjitetin Kukësit”, tha Vata.
Gjithashtu ai shtoi: “Ne e dimë shumë mirë që sot Kukësi ka një gjakderdhje masive shpopullimi të të gjitha shtresave. Kjo vjen për faktin e një keqqeverisje të këtyre 10 viteve të fundit, qoftë të qeverisë qëndrore, qoftë të asaj vendore këto 4 vitet e fundit, të cilën e keqmenaxhuan, e grabitën, dhe në kuptim të fjalës e kishin marrë Kukësin peng, e kishin bërë Kukësin me qera. Me datë 25 Kukësi do tu kthehet qytetarëve” – tha Vata.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë