Kandidati i ”Lëvizjes për Ndryshim”: Nëse bëhemi faktor pas zgjedhjeve, do shkojmë djathtas

11 Mars 2021 | 07:36

Kandidati për deputet në radhët e “Lëvizjes për Ndryshim”, Robert Çitozi u shpreh në Euronews Albania se nëse kjo parti do të bëhej faktor pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të pozicionoheshin djathtas.

Ai u shpreh se kjo situatë do të ishte një ekuacion shumë i vështirë.

“Ajo (Jozefina Topalli) ka thënë që nëse ‘mandati im do të vendoste, atëherë vota ime do të shkonte në të djathtë’, por kushtëzimi ka qenë jo me Bashën kryeministër. Ky është një ekuacion goxha i vështirë. Në politikë asnjë herë mos thuaj kurrë”, u shpreh zoti Çitozi.

Ai theksoi më tej se kjo parti do të bëjë betejën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

“Dua që të maksimalizojmë votat dhe do të jap kontributin tim”, shtoi ai më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026