Kandidati i PD-së në Malësi të Madhe tregon pse u bllokua votimi
26 Prill 2022 |
14:22
Isa Rama, njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe ka treguar ekskluzivisht për Euronews Albania arsyet pse u bllokua procesi i votimit ditën e djeshme.
Rama denoncon se në listat e votimit kanë qenë anëtarë të Partisë Socialiste dhe jo demokratë.
Sipas Ramës, ka pasur karta identiteti të falsifikuara anëtarësie të Partisë Demokratike, që nuk rezultonin në listat e PD-së të vitit 2021, apo të vitit 2019.
Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit për kryetar dege të PD-së në Malësinë e madhe u ndërprenë të hënën.
Ky ishte precedenti i parë në të gjithë vendin që bllokohen zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor