Kandidati i PS në Dibër denoncon kundërshtarin: Boll më me incidente
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, ka denoncuar në polici, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Luka, për pranin e tij dhe të shoqëruesve, Brenda ambienteve të qendrave të votimit.
Përmes një deklarate për media Spahiu i bëri thirrje kandidatit të opozitës që të shmang incidentet dhe ndërhyrjet në zgjedhje në mënyrë që qytetarët të votojnë të qetë.
“Ju bëj me dije se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Luka, së bashku me kryetarin e “Foltores” në Dibër dhe Çlirim Gjatën, që nuk e dimë se me çfarë statusi vjen në Dibër, kanë hyrë në të gjitha qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë. PS ka bërë një denoncim në drejtorinë rajonale të policisë Dibër, në KZAZ dhe në KQZ. Ju bëjmë thirrje këtyre personave të mos dalin në qendrat e votimit. Kemi qendrat e votimit konkrete ku këta kanë shkuar, te shkolla profesionale dhe kemi fotografi.
I bëjmë thirrje boll me incidente Ismail Luka gjatë gjithë kohës së fushatës, tani t’i lejmë të qetë qytetarët dhe në fund të ditës të marrim vesh rezultatin”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen