Kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Wendt: Do mbështesim vendin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
20 Maj 2026 | 16:46

I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëria, Eric Wendt, ka mbajtur deklaratën e tij hyrëse para Senatit të SHBA-së, ku u ndal te përvoja e tij ushtarake, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe objektivat që synon të realizojë nëse merr miratimin për postin.

“Jam i nderuar për besimin e Presidentit të SHBA-së për këtë nominim si ambasador në Shqipëri. Për 34 vite kam shërbyer si ushtarak në SHBA. Kam punuar në DASH për dy vite, duke u angazhuar me çështjen e autoritetit izraelit dhe palestinez. Që prej tërheqjes nga shërbimi, kam dhënë mësim në Kaliforni si akademik. Edhe familja ime i ka shërbyer shtetit dhe ne jemi një familje në shërbim të SHBA-së. Si komandant në NATO, disa trupa shqiptare kanë qenë pjesë e komandës sime. E di që shqiptarët personifikojnë shpirtin e Skënderbeut. Shqiptarët janë krenarë, punëtorë dhe mikpritës.Do të eksplorojmë mënyra për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës që lidhet me kartelet latine, për të ndihmuar që Shqipëria dhe SHBA të jenë më të sigurta.”-tha Wendt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026