Kandidati për Tiranën, Noka: PD e hapur me partitë e opozitës për negociata

27 Shtator 2025 | 13:13

Partia Demokratike ka nisur sot takimet me aleatët për të gjetur kandidatin për bashkinë e Tiranës.

Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka zhvilluan mesditën e së shtunës një me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe kreun e PAA, Agron Duka.

në një deklaratë për mediat pas takimit, Noka u shpreh se PD është e hapur për negociata me të gjitha partitë e djathta opozitare lidhur me emrin që do kandidojë për bashkinë Tiranë.

“Takimi është me të gjitha parlamentare opozitare, nuk kemi asnjë vijë të kuqe takimi me asnjë nga ata. Ftesa jonë është për çdo parti të qendrës dhe të djathtës. Jemi të hapur për çdo figurë që do të parashtrohet nga aleatët. Mediu dhe Duka ranë dakord në parim për profilin e kandidaturës, në vijim do diskutohen edhe emrat. Kemi potenciale të denja dhe dinjitoze, por nuk mund t’i japim Tiranës një figurë si mis covid, do të thotë t’i fyesh shqiptarët”, tha Noka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026