Kandidatja e PD-së Lediana Fratari: Pse dua të jem pjesë e Kuvendit

12 Mars 2021 | 13:17

Në këto zgjedhje parlamentare, partive u janë bashkuar edhe shumë kandidatë të rinj. Njëra prej tyre është Lediana Fratari, e cila është bërë pjesë në listën e Partisë Demokratike dhe kandidon në njësinë nr.5 në Tiranë.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj. Fratari tregoi për Euronews Albania se si është bërë pjesë e listës së kandidatëve të selisë blu, ndërsa veçoi se dëshira për këtë plan ka qene e dyanshme si nga PD-ja ashtu dhe nga vetë ajo.

“Ka qenë një proces i ndërsjellë. Unë Jam rikthyer në Shqipëri para gjashtë viteve dhe kanë dashur që të kisha mundësinë që të isha pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe arrita më në fund të jem pjesë e listave të PD-së për qarkun e Tiranës. Jam përfshirë më përpara në politikë, kam qenë anëtare e Këshillat kombëtar të PD me vota nga anëtarët  e PD. Kam dhënë një kontribut personal në këtë parti politike. Unë jam brumosur me filozoftë e djathta”, tha ajo.

Ajo tha se synon të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që të japë kontribut për këtë forcë politike dhe qytetarët që ajo përfaqëson.

“Synimi im është patjetër, që më e rëndësishmja nga të gjitha është që PD të fitojë zgjedhjet me një mandat në Kuvend në 70 +1. Qëllim im personal është që unë të jem pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe ky është premtimi që i kam bërë kryetarit të PD dhe zonës që unë përfaqësoj, që është zona nr.5 në Tiranë”, tha ajo.

Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë u shpreh se nëse do të fitojë një vend në Kuvend do të mbrojë interesin e ish-të përndjekurve politikë: “Unë vij nga një familje e përndjekur politike. Të përndjekurit politikë dhe kjo shtresë është grupimi kryesor, të cilës do t’i përgjigjem dhe kjo është shtresa ku zërin e të cilëve do ta ngrejë në Kuvend. Unë jam e bindur se PD do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit”,  shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026