Kane njeriu i rekordeve, Ronaldo udhëheq Portugalinë, fitore dhe për Italinë

27 Mars 2023 | 14:36

Mbrëmjen e së dielës janë zhvilluar 8 përballje në kuadër të kualifikueseve të Europianit të 2024-ës ku ekipet favorite nuk zhgënjyen.

Portugalia e Cristiano Ronaldos, pas rikthimit të yllit të Al Nassr në kombëtare ka shpërthyer përballë Luksemburgut, duket triumfuar me rezultatin 0-6. Kjo është fitorja e dytë për luzitanët të cilët në ndeshjen e parë mposhtën Lihtenshtejnin 4-0.

Edhe Anglia e Italia morën fitore në përballjet respektive me bomberin Harry Kane i cili tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze, me 55 gola të shënuar. Në fitoren e së dielës ndaj Ukrainës 2-0 nuk mund të mungonte as goli i Bukayo Saka.

Italia rrëmbeu fitoren e parë në grup, ku pas humbjes ndaj 3 luanëve, mposhti Maltën 2-0, ku protagonist ishte sërish sulmuesi 23-vjeçar Retegui.

Zhgënjimi i mbrëmjes ishte Danimarkë, e cila u mposht me përmbysje nga Kazakistani 3-2. Fitore regjistruan dhe Islanda, Sllovenia, Finlanda e Sllovakia. Kualifikueset e Evropianit do të vijojnë dhe për 2 ditë të tjera, ku mbrëmjen e së hënën në fushë zbret kombëtarja shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës

Franca dhe Spanja do të rinovojnë një nga rivalitetet më joshëse ndërkombëtare në Dallas të martën, me një vend në finalen e Kupës së Botës...
15:54 | 14/07/2026

Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij

Erling Haaland është rikthyer në qendër të vëmendjes, edhe pse Norvegjia u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale. Sulmuesi...
14:21 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026