Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, një tjetër në kërkim
Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër. 37-vjeçari u prangos pasi gjatë një konflikti ka kanosur me armë fqinjin e tij. Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një 22-vjeçar.
22-vjeçari dyshohet se sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Policia po vijon punën për kapjen e të riut.
“Shkodër/ Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.
Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.
22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
- 07:36 Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna