Kanye West shtyn koncertin në Marsejë deri në një njoftim të dytë
Reperi amerikan Kanye West ka njoftuar shtyrjen e koncertit të planifikuar në Marsejë, duke deklaruar se eventi nuk do të mbahet “deri në një njoftim të dytë”.
Vendimi vjen vetëm një javë pasi festivali në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai ishte planifikuar si artist kryesor, u anulua. Autoritetet britanike i refuzuan hyrjen në vend, duke argumentuar se prania e tij nuk ishte në interes të publikut.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Ministri i Brendshëm Laurent Nunez kishte shqyrtuar mundësinë e ndalimit të koncertit të 11 qershorit në Marsejë.
Në një reagim në rrjetin social X, reperi i njohur u shpreh se vendimi për shtyrjen erdhi pas “shumë mendimesh dhe reflektimi”.
“E di që duhet kohë për të kuptuar sinqeritetin e angazhimit tim për të korrigjuar gabimet. Marr përgjegjësi për atë që më takon, por nuk dua të vendos fansat e mi në mes”, shkroi ai, duke shtuar se mezi pret koncertet e ardhshme.
Kanye West pritej të zhvillonte një turne veror në Evropë, me ndalesa në disa shtete si Turqi, Holandë, Itali, Spanjë dhe Portugali, ndërsa ishte planifikuar të performonte edhe në Neë Delhi, Indi.
Prej vitesh, West ka qenë në qendër të kritikave për deklarata antisemitike, raciste dhe që lavdërojnë nazizmin. Në vitin 2022 ai publikoi komente të diskutueshme në rrjete sociale, ndërsa në një intervistë me Alex Jones deklaroi se “shihte gjëra të mira te Hitleri”.
Së fundmi, reperi ka kërkuar rikthimin në skenën publike, duke kërkuar falje në një deklaratë të publikuar në The Wall Street Journal, ku theksoi se nuk është “nazist apo antisemit” dhe se problemet e tij lidhen me çrregullimin bipolar.
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)