Kaos në aeroportet britanike/ Bllokohen për disa orë fluturimet në disa qytete

30 Korrik 2025 | 19:53

Një problem teknik ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të gjitha fluturimeve që do të niseshin këtë pasdite nga aeroportet e Londrës, Edinburgut dhe Birmingamit. Fluturimet hyrëse, ato që mbërrinin në këto aeroporte, nuk janë prekur nga ndërprerja.

Rreth orës 17:00 me orën lokale, autoritetet britanike konfirmuan rifillimin e nisjeve pas zgjidhjes së pjesëshme të situatës. Sipas një deklarate zyrtare të NATS, autoriteti i kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar, u vendos një kufizim i përkohshëm i fluturimeve në hapësirën ajrore të Londrës për arsye sigurie, deri në normalizimin e plotë të sistemit.

Më vonë, pas orës 18:30, NATS njoftoi se problemi teknik ishte eliminuar. Megjithatë, pasagjerët janë paralajmëruar për vonesa dhe riorganizime të mundshme në oraret e fluturimeve.

“Ne po u këshillojmë pasagjerëve të kontrollojnë linjën e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar,” deklaroi një zëdhënës i aeroportit.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe pritet që trafiku ajror të kthehet në normalitet gradualisht gjatë mbrëmjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë

Një anëtar indian i ekuipazhit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën kur dy tankerë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga...
20:59 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026