Kaos në aeroportet evropiane, grevat për rritjen e pagave shkaktojnë vonesa

2 Korrik 2022 | 09:00

Pakënaqësia sociale ka marrë dhënë mes punonjësve të aeroporteve dhe linjave ajrore evropiane.

Fluturime të anuluara, vonesa dhe kaosi kanë përfshirë aeroporte të ndryshme franceze për shkak të grevave për pagat përballë inflacionit në rritje dhe rikuperimit të vështirë pas viteve të pandemisë. Punonjësit thonë se situata është e papranueshme.

“Aktivitetet e aeroportit kanë arritur në 95% të nivelit të para pandemisë, me përjashtim të faktit se kemi 20 mijë punonjës më pak dhe kur kushtet e punës janë përkeqësuar”, u shpreh Nicolas Pereira, përfaqësues sindikate.

“Jemi në një situatë ku nuk menaxhojmë dot pasagjerët, ku kolegët nuk mund të bëjnë një pauzë, gjë që duket e pabesueshme në aeroportin e Parisit. Ky është motivi i kaosit”, tha   Fabrice Criquet, përfaqësues sindikate.

Protesta përputhet me mbërritjen e sezonit veror dhe fillimin e turizmit. Disa pasagjerë nuk e fshehin zhgënjimin.

“Me COVID-in që po rikthehet nuk ndihemi mirë. Situata për njerëzit që kanë një avion për të kapur dhe që prej muajsh kanë bërë të gjitha organizimet situata nuk është e mirë. Duket sikur po mbahemi peng”, u shpreh një grua.

Situata është e njëjtë edhe për punonjësit e linjave ajrore me kosto të ulët në Spanjë, të cilët po kërkojnë paga të barabarta me ato të kolegëve evropianë.

Por edhe kolegët e tyre evropianë nuk janë shumë të kënaqur me situatën. Sikurse në Francë, sindikatat në Gjermani po kërkojnë rritje rroge dhe staf për t’u përballur me valën e fluturimeve si pasojë e sezonit veror.

Vonesat janë të vazhdueshme dhe disa pasagjerë kanë mbërritur një ditë para për t’u siguruar që të mos humbin fluturimin.

 

LEXONI GHITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026