Kaosi me linjat urbane, eksperti: Bashkia s’respekton kontratën
“Rritja e standardeve duhet të vijë në bashkëveprim me institucionet”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania specialisti i transportit publik, Ferjolt Ozuni teksa foli për linjat e urbanëve në Tiranë.
Ai nënvizoi se Bashkia Tiranë nuk respekton kontratën me operatorët e transportit.
“Në një krah më shtrëngon si operator ekonomik që të respektoj standardin, ndërkohë t’i më mban disa para që me të drejtë më takojnë. Është deri diku një lojë tërhiq mos e këput mes bashkisë dhe operatorëve”, tha z. Ozuni.
Eksperti u shpreh se është një situatë e vështirë për sektorin e transportit.
“Nuk duhet lënë mënjanë kërkesat e operatorëve. Është një situatë që duhet ndjekur me vëmendje nga të gjitha institucionet respektive që të mos arrihet në bllokime të mëtejshme, ashtu siç kanë kërcënuar operatorët”, tha ai.
Sipas z. Ozuni, problematika kryesore fillon me mënyrën sesi këto kompani janë licencuar për të operuar në treg.
“Ka shumë mbivendosje linjash, ka shumë zona të paprekura, ose të mbingarkuara më këto linja. Bashkia apo drejtuesit e bashkisë që të inspektojnë këto linja, por që të merresh me transportin urban duhet të kesh edhe një buxhet mbrapa që të të mbështesë këto ide që me të drejtë ndoshta i ka”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038