Kapen me 12 kg heroinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptare partnerja e tij në Selanik
Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar nga policia greke në Selanik. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Policia greke bën me dije se mbrëmjen e së martës, ata janë pikasur duke drejtuar një makinë në rrugën me pagesë të Malgaras.
Mdiat e huaja raportojnë se gjatë kontrollit janë gjetur 12.2 kilogramë heroinë, një sasi e kanabisit të papërpunuar dhe një shumë e madhe parash.
33-vjeçari shqiptar dyshohet se bashkëpunonte me partneren greke për të blerë sasi të mëdha heroine, të cilat i ruanin dhe i trafikonin brenda territorit grek, kryesisht në Selanik dhe Athinë.
Sipas mediave vendase, shqiptari i arrestuar rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje të rënda.
Dy të arrestuarit janë duke u gjykuar me akuzat për organizimin kriminal dhe trafikim droge. Ata do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Selanikut për të pritur dënimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret