Kapen me lëndë narkotike dhe thikë në makinë, arrestohen dy persona në Shkodër
Policia e Shkodrës ka kapur në flagrancë dy shtetas, pasi mbanin në makinë lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës, thikë.
Në pranga ka rënë shtetasit A. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe shtetasi S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, mjetin prerës, automjeti dhe 2 celularë.
Sipas raportimeve, është bërë e ditur se: “Bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës, thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit