Kapen nga kamerat duke vjedhur me thyerje një market, arrestohen dy të rinj në Vlorë

18 Shkurt 2025 | 14:10

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një operacion për zbardhjen e një rasti vjedhjeje, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 16 shkurt 2025, në një market në lagjen “29 Nëntori”.

Sipas autoriteteve, pas një pune të shpejtë hetimore dhe verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, u identifikuan dhe u arrestuan dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërsa një i tretë u procedua në gjendje të lirë. Të rinjtë dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje, duke marrë një shumë prej 20.000 lekësh.

“Në bazë të hetimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, është konstatuar se tre persona kanë kryer vjedhjen me anë të thyerjes në një market. Konkretisht, shtetasi G. M., 26 vjeç, dhe një 17-vjeçar u vunë në pranga, ndërsa një 16-vjeçar u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Vjedhja’, kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse këta persona mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026