Kapet 15 600 euro në kufi, merret në hetim 38-vjeçari nga Kosova

13 Tetor 2025 | 09:38

Një shqiptar i Kosovës është marrë ne hetim pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruar.

Policia Kufitare bëri të ditur se gjatë një kontrolli fizik në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, i janë gjetur 15 600 euro shtetasit M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila po ndjek çështjen për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026