Kapet kamioni me 1.5 mln euro drogë në RMV, hyri nga Kosova

12 Shkurt 2025 | 14:45

Në kuadër të operacioneve të përbashkëta të shërbimeve policore dhe doganore, është parandaluar një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike marihuanë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një kontrolli të detajuar në pikën kufitare Bogorodicë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut zbuluan dhe sekuestruan 150 kilogramë marihuanë të fshehur në një kamion me targa të Shkupit.

Sipas informacioneve paraprake, kamioni kishte hyrë nga Kosova dhe ishte planifikuar të kalonte tranzit përmes Maqedonisë së Veriut drejt Greqisë, me destinacion final Turqinë.

Operacioni u realizua si bashkëpunim ndërinstitucional mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave, në kuadër të një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar në nëntor 2024.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të trafikut. Ndërkohë, lënda narkotike do t’i nënshtrohet analizave forenzike dhe ekspertizës së mëtejshme. Sipas vlerësimeve, në tregun e zi kjo sasi droge mund të kapë vlerën e mbi 1.5 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026