Kapet me 53 kg marijuanë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Greqi

28 Shkurt 2023 | 11:21

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në Kostur të Greqisë pasi është kapur me drogë.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur

I riu shqiptar është arrestuar , teksa ishte futur në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë, të cilat janë sekuestruar.

Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026