Kapet me doza kokaine gati për shitje dhe armë sportive, arrestohet 58-vjeçari
Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, gjatë kontrolleve të intensifikuara në zonat urbane të qytetit.
Në lagjen “10 Korriku”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit. Ai dyshohet se shpërndante doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë, në zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike, si dhe një armë sportive pistoletë, e cila rezultoi pa leje.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash