Kapet me mbi 800 gramë kokainë 51-vjeçari në Fresk, e kishte fshehur në karrocën e bebit (EMRI)

31 Maj 2026 | 11:14

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke sekuestruar 811 gramë kokainë dhe arrestuar poseduesin e saj.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Zonat”, që synon goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së tyre në kryeqytet.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi Ferdinand Balla, 51 vjeç.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet policore lokalizuan dhe ndaluan 51-vjeçarin në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 811 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i arrestuar do të furnizonte persona të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026