Arestimi i vrasësit të bosit të sigurimeve në SHBA, policia: E ekzekutoi me urrejtje
Autoritetet policore amerikane njoftuan arrestimin e një 26-vjeçari të pajisur me armë, i dyshuar për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të një kompanie sigurimesh, që tronditi Nju Jorkun.
Brian Thompson, drejtues i kompanisë së sigurimeve “United Healthcare”, mbeti i vrarë të mërkurën e kaluar teksa po shkonte në konferencën vjetore të grupit.
Kryedetektivi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Joseph Kenny deklaroi se i dyshuari Luigi Mangione ndodhet tashmë në arrest.
Ai ra në pranga pasi policia mori një informacion se 26-vjeçari ishte parë në një restorant “McDonald’s” në Pensilvani.
Autoritetet rikuperuan një dokument të shkruar që tregonte për motivimin dhe gjendjen mendore të të dyshuarit. Ato deklaruan se dokumenti tregonte “vullnetin e sëmurë të të riut kundrejt korporatave”.
Arrestimi i dha fund një fushate kërkimi të shtrirë në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë